Sot është hedhur shorti në Nion, ku ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre në Kupat e Europës.

Kështu, Milani është shortuar me Shemrok Rovers në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës.

Sfidat do luhen me vetëm një ndeshje. Kuqezinjtë takimin do ta luajnë në transfertën irlandeze më 17 shtator.

Milani është dy raunde larg nga faza e grupeve.