Aktorja turke Bensu Soral, e cila në venidon tonë njihet si “Melek” nga seriali i “Infiltruari” ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Gocek, ku ndodhej me bashkëshortin Hakan Bas.

Si pasojë e aksidentit, Bensu ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe pas konsultave me mjekun ka kryer një operacion.

Përmes disa postimeve në Instagram, aktorja ka njoftuar ndjekësit se operacioni ka shkuar shumë mirë dhe ajo është mirë më shëndet.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që u shqetësuan dhe më pyetën. Kam bërë një operacion të vogël në shpatull pas një dëmtimi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, tani jam më mirë”, shkruan ajo.