Demokratja Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët.

Teksa ka postuar një video në Facebook, ish-deputetja shkruan se kryeministri Edi Rama nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

“Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin.”, shkruan ajo.