Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e të riut nga Kosova Faton Hajrizi, që u vra nga autoritetet serbe, duke thënë se thënë se policia kanë kryer punën e tyre dhe “ka reaguar konform ligjit”.

“Policia ka reaguar konform ligjit. E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, siç është edhe leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç është e çuditshme që viktima, Hajrizi kritikonte hapur qeverinë në Kosovë dhe përfaqësuesit e saj në rrjetet sociale.

Pavarësisht se Hajrizi ishte arrestuar disa herë në Kosovë, Vuçiç tha se për të nuk ishte normale që ai të ishte kritik i Prishtinës.

“Ai vrau një ushtar rus në vitin 2000 dhe është një histori e çuditshme ku ai reklamon në rrjete dhe kritikon përfaqësuesit e qeverisë në rrjete. Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, tha Vuçiç.

Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e një efektivit serb është ekzekutuar pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik).