Gazetari Osman Stafa ka reaguar lidhur me rastin e 52-vjeçarit nga Durrësi, i cili, sipas tij, u la në ambientet e Portit të Peshkimit nga një ambulancë dhe më pas përfundoi me amputimin e njërës këmbë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stafa pretendon se 52-vjeçari, i identifikuar si Tani, u transportua nga ambulanca dhe u la në Portin e Peshkimit, ku qëndroi për një natë dhe një ditë, derisa u mor sërish nga shërbimi shëndetësor.