Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku i plagosur ka mbetur një 7-vjeçar.
Mësohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C.
Gjithashtu 7-vjeçari është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.