Një aktivist i ekstremit të majtë u arrestua të dielën në vendin e kompanisë hekurudhore franceze (SNCF) në Saint-Maritime në Francën veriore, tha një burim policor për AFP. Burri kishte në automjetin e tij çelësat për të hyrë në objektet teknike të SNCF, pincë prerëse, një sërë çelësash universale, si dhe literaturë në lidhje me të majtën ekstreme. Burri u mor në paraburgim në Rouen, sipas një burimi të afërt me rastin.

Ndërkohë, trafiku i trenave në  Francë është kthyer plotësisht në normalitet që nga mëngjesi i së hënës, pas sabotimit në linjat hekurudhore në orët e para të 26 korrikut.

“Mund të konfirmoj se sot në mëngjes, të gjithë trenat janë duke ecur normalisht, si në linjën lindore – kështu ka ndodhur që nga e shtuna – në linjën e Atlantikut – dje ishim tashmë në një situatë pothuajse normale – dhe në atë veriore – ku dje, ata tashmë po qarkullonin tre nga katër trenat”,  sqaroi ministri francez  .

Tashmë të dielën, kompania hekurudhore në Francë  (SNCF)  njoftoi se puna e riparimit në linjat e shpejtësisë së lartë ishte ” përfunduar plotësisht”  dhe se “nuk do të ketë më ndërprerje” për pasagjerët “nga mëngjesi i së hënës”.

Gjatë natës së së enjtes deri të premten, kabllot me fibra optike që kalojnë afër shiritave dhe sigurojnë transmetimin e informacionit të sigurisë për drejtuesit e mjeteve janë prerë dhe djegur në pika të ndryshme strategjike. Mbetet e paqartë se kush i kreu sulmet me zjarrvënie dhe nëse ato ishin planifikuar qëllimisht për të prishur fillimin e Lojërave më vonë të premten.