Një turiste ka humbur jetën pasi ajo pësoi kolaps në një fluturim në Australi.
Ekuipazhi nxitoi për t’i ardhur në ndihmë, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar gruan, me aeroplanin që i dha përparësi uljes në Melburn.
Ajo u zbrit nga avioni me shërbimet e urgjencës, që prisnin në pistë, por nuk mundi të shpëtohej.
Turistja pësoi kolaps në fluturim rreth orës 9:30 të mëngjesit të së hënës përpara se avioni të hynte për ulje në aeroportin Tullamarine rreth orës 10:15 të mëngjesit.
Edhe pse ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes, autoritetet nuk po e trajtojnë tragjedinë si të dyshimtë.