Egnatia forcohet në sulm me futbollistin Dardan Vuthaj. 28-vjeçari vjen te kampionët pas aventurës në Itali me ekipin e Audace Cerignola në Serie C.
Klubi i Egnatias njofton se Vuthaj ka firmosur për dy sezone me rrogozhinasit.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë për të në Shqipëri pas aventurës me Laçin, teksa ai ka luajtur edhe për kombëtaren U19.
“Përshëndetje!
Klubi ka kënaqësinë të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hipur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne. Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit, i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali”, thuhet në njoftimin e Egnatias.