Pas debutimit të dy sportistëve shqiptar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Manjola Konini në Qitje si dhe Kaltra Meça në not, sot ishte rradha e sportistit Grisi Koxhaku, i cili garoi në not, në disiplinën 100 m stil i lirë.

Në garën e zhvilluar në Paris La Défense Arena, notari ynë e përfundoi sfidën në vendin e 5-të, me kohën 52:32,  duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij dhe të notarëve pjesëmarrës nga vendi ynë, në Lojërat Olimpike në Paris.

Nga ana tjetër, një rezultat mjaft pozitiv u regjistrua nga notari që përfaqëson Kosovën, Adell Sabovic.

Ky i fundit e mbylli garën e 100 metrave në vendin e dytë me kohën 51.77, vetëm pas notarit nga Arabia Saudite, Zaid Faisal Alsarraj.