Një 33-vjeçar në Kurbin dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali.
Uniformat blu bëjnë me dij se shtetasi me iniciale G.M., e ka kryer sulmin për motive të dobëta.
Mësohet se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, autori i dyshuar është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.
Në ndjekje të tij janë vendosur policia, forcat RENEA dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.
“Rreth orës 11:00, shtetasi G. M., 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. S.
Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.
Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.