Pasditen e së premtes së 2 gushtit, një breshër me përmasat e topave të golfit ka goditur Torinon duke shkaktuar shqetësime në zona të ndryshme të qytetit italian.
Lagjja Crocetta ishte një nga më të goditurat, me një pemë që u shemb mbi një makinë në via Torricelli.
Dy persona mbetën të bllokuar në automjet dhe një ekip zjarrfikësish ndërhyri menjëherë për t’i shpëtuar.
Më poshtë ju sjellim disa nga videot e bëra virale në rrjet orët e fundit, bashkuar në një të vetme nga “DurrësLajm“, që dëshmon stuhinë e pazakontë të breshërit.