Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një furgon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht një korsi e rrugës duke krijuar trafik të rënduar në atë zonë.