Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur 29-vjeçari nga Divjaka, Erjon Fredi Kuka.

Aksidenti ka ndodhur në aksin pushim shoferi – Krutje, në fshatin Zhym, Njësia Krutje, në Lushnjë.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zeze në hartën e aksidenteve rrugore.