Një automjet ka përfunduar në kanal afër Kalasë së Ali Pashë Tepelenës në Butrint.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, “DurrësLajm” mëson se makina ishte marrë me qira nga turistë hungarezë dhe fatmirësisht pas aksidentit ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas banorëve të zonës, që përcjellin këto foto për “DurrësLajm”, turistët e huaj kanë ngatërruar rrugën e si pasojë kanë rënë në kanal.