Kryeinfermierja dhe infermierja që kanë qenë në punë gjatë kohës kur ka ndodhur krimi në azilin privat në Tiranë, janë ndaluar nga policia.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në një nga dhomat e azilit, ku një 78-vjeçar goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës.
Raportohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).
78-vjeçari i është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima Virxhil Vesho, ka ndërruar jetë në vendgjarje.
Autori i ngjarjes, i moshuari Zyhdi Shehu, është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.