Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përplas nga një makinë.
Bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë teksa po tentonte të kalonte Autostradën e Kombit.
E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos, në Greqi.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërsa shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga policia.