Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.
Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.
Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Marinela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun.
Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin Antonela Berishës 28 vjeçe dhe Mariela Berisha 28vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë.