Klea Prenga, një blogere në rrjetet sociale ka denoncuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Marielën për sulm të rëndë fizik. 24-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak ku ka treguar edhe si ka rrjedhur ngjarja.

E reja shkruan se mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:30 po darkonte në një restorant në Tiranë kur dikush i është afruar papritur dhe e ka goditur me gotë në fytyrë. Siç shkruhet në një nga mesazhet që ajo ka përfshirë në postim, sulmi ka qenë i porositur nga motra e Antonelës, Mariela.

Klea Prenga thotë se dhuna ndaj saj ka ardhur pasi sipas dy vajzave, ajo ka pasur një lidhje me bashkëshortin e Mariela Berishës.

Në shkrimin e saj, denoncuesja qartëson se pamjet filmike dhe çdo material tjetër janë dorëzuar në polici për hetim.

Njëkohësisht, policia ka njoftuar se Antonela dhe Mariela  Berisha janë në kërkim. Mbi to rëndon vepra penale e “plagosjes së rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.