Rreth orës 8:43 të mëngjesit të sotëm, pjesa veriperëndimore e Kroacisë u godit nga një tërmet, epiqendra e të cilit ishte në Apatovec.
Lëkundjet janë ndjerë në Zagreb dhe në tërë pjesën veriperëndimore të Kroacisë.
Siç njofton Qendra Sizmologjike, tërmeti ishte relativisht i fuqishëm me fuqi prej 4 ballë të shkallës Rihter.
“Sot, më 13 gusht 2024, rreth orës 8:43 minuta, Qendra Sizmologjike e Republikës së Kroacisë ka regjistruar një tërmet relativisht të fuqishëm rreth 17 kilometra në veri të Krizhevacit. Magnituda e tërmetit ishte 4 shkallë të Rihterit”, u tha nga kjo qendër.
Në anën tjetër EMSC-ja ka raportuar se magnituda në fakt ishte 4.6 shkallë të Rihterit.