Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump tha se do të largohet nga Amerika dhe do të shkojë në Venezuelë nëse humbet zgjedhjet e nëntorit.

Në një intervistë në X me miliarderin Elon Musk, Trump tha se Venezuela, e cila është zhytur në trazira që nga zgjedhjet presidenciale, do të ishte një “vend shumë më i sigurt”. 

“Nëse diçka ndodh me këto zgjedhje, të cilat do të ishin një shfaqje horror, ne do të takohemi herën tjetër në Venezuelë, sepse do të jetë një vend shumë më i sigurt për t’u takuar se vendi ynë”, i tha Trump Musk.

Gjithashtu trump theksoi se shkalla e krimit në Venezuelë është ulur, ndërsa shkalla e krimit në SHBA është rritur.