Ukraina ka ndërmarrë ditën e sotme një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda territorit të Rusisë, të cilat kanë pasur si objektiv 4 aeroportë ushtarakë, të cilët morën dëmtime të mëdha.

Sipas Reuters, synimi i Ukrainës me këtë sulm ishte të minonte kapacitetet e Rusisë për të përdorur avionët luftarakë për të bombarduar qytetet ukrainase.

Ndërkohë që Moska ka vendosur të ngrejë në fluturim avionët bombardues strategjikë Tu-95MC, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Barenc dhe atij të Norvegjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31. Gjithashtu raportohet se udhëtimi i dy avionëve rusë u shoqërua gjatë gjithë kohës nga larg prej avionëve të aleatëve të NATO.

Teksa trupat ukrainase vijojnë ofensivën këtë herë brenda territorit rus, Kremlini zyrtar nuk hezitoi të akuzonte perëndimin se i ka dhënë leje këtyre inkursioneve banditeske brenda kufirit të Rusisë.