Sherri për pronat mes dy vëllezërve ka agravuar deri në kanosje. Sipas policisë, shtetasi me iniciale H. Ç., ka kanosur vëllain me një fishek luftarak.

Ai ia ka lënë fishekun të vëllait para derës së shtëpisë, ndërsa mësohet se ndaj tij ka nisur hetim.

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Korçë, për veprime të mëtejshme.