Një rast tronditës abuzimi seksual dhe rrëmbimi është zbuluar në Brazil, ku viktimë ka qenë një 12-vjeçare.
Mediat e huaja raportojnë se e mitura u rrëmbye nga pedofili 43-vjeçar Daniel Moraes Bittar, në Luiziana pranë shkollës së saj.
Me ndihmën e të dashurës së tij 22-vjeçare Gesielly de Souza Vieira, e mitura u fut me forcë në makinën e pedofilit.
Më pas, 22-vjeçarja i vendosi një leckë të lagur me kloroform në fytyrën e saj, në mënyrë që ajo të humbte ndjenjat.
Më pas, dy rrëmbyesit i prangosën duart dhe këmbët dhe e futën në një valixhe.
Në një video të publikuar, pedofili shihet se si e tërheq me vështirësi valixhen ku ndodhet vajza për ta çuar në shtëpinë e tij.