Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

Përpos dhunës ndaj motrës, i riu dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të motrës së tij (nipit).

“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. G., 25 vjeç, pasi ka bërë kallëzim motra e tij se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të saj”, njofton policia.