Në një konferencë për mediat për situatën në vend, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi është pyetur edhe për depozitimin e mbeturinave në qytetin e Durrësit.
Çuçi është shprehur se është gjetur një zgjidhje dhe se do të ketë një veprim të shpejtë pasi është vendosur se ku do të depozitohen.
Ministri shtoi se kjo është një përgjegjësi që shkon përtej ministrit të Brendshëm, fillon tek pushteti vendor dhe tek marrëdhëniet kontraktuale.
Ndërkohë tha se si ministër ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve nga qarku i Durrësit tek një vend provizor derisa të gjendet një zgjedhje e mëtejshme.
“Depozitimi i mbeturinave ka ekzistuar dhe më parë dhe rëndohet vazhdimisht edhe për zonën e Durrësit, derisa të bëhet një landfill modern. E kam parë situatën , është gjetur një zgjidhje, besoj se do të ketë një veprim të shpejtë, është vendosur ku do depozitohen. Kj o është një përgjegjësi që shkon ëprtej ministrit të brendshëm. Fillon tek pushteti vendor dhe tek marrëdhëniet kontraktuale. Prandaj po them kjo është përtej kompetencave të mia, si ministër unë kam lehtësuar qarkullimin e automjeteve nga qarku i Durrësit tek një vend provizor derisa të gjendet një zgjedhje e mëtejshme”,- tha Çuçi





