Cristiano Ronaldo humbi një tjetër mundësi për të fituar trofe me Al Nassr-in.

Futbollisti portugez shënoi golin e vetëm të verdhebluve në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, por Al Hilali e përmbysi rezultatin në 1-4.

Pas shënimit të golit të tretë nga ana e kundërshtarit, Ronaldo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij.

Ylli portugez ka shëprthyer në gjeste kundër shokëve të tij të skuadrës.

Sulmuesi 5 herë fitues i Topit të Artë u ka bërë me shenjë shokëve të ekipit se ishin të frikësuar, si dhe më pas ka bërë gjestin që jepte mesazhin se ishin duke fjetur gjumë.