Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjermani, ku protagonist, ishte sërish një person i armatosur me thikë.
Sipas mediave të huaja, personi në fjalë, ende i pa identifikuar, ka sulmuar kalimtarët në qytetin e Erfurt, ku ka lënë të lënduar dy prej tyre.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa kërkimet po zhvillohen edhe nga ajri me anë të helikopterëve.
Vetëm pak ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman ku 3 gra humbën jetën, ndërsa 2 persona të tjerë u lënduan nga një njeri me ngjyrë.





