Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka bërë thirrje për të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen në datat 29-30 qershor të aplikojnë në portalin e-albania.

Manastriliu shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00.

“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.

Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00

https://shendetesia.gov.al/qendrat-e-vaksinimit-te-hapur/

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan ajo në rrjete sociale.