Në kohën e sotme, mediat sociale janë bërë një fushëbetejë e re, ku figurat publike shpeshherë përplasen dhe shpalosin tensionet e tyre.

Një nga shembujt e fundit është konflikti mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, dhe këngëtares së njohur shqiptare, Bleona Qerreti.

Ky debat, i cili ka përfshirë akuza të rënda dhe insinuata lidhur me marrëdhëniet e ndërlikuara mes figurave të njohura të politikës dhe shoubizit, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngritur pyetje të shumta rreth natyrës së këtyre lidhjeve.

Evi Kokalari, një aktiviste e njohur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe një figurë e angazhuar në politikën amerikane, ka bërë një reagim të gjatë dhe të ashpër në rrjetet sociale ku shënjestron këngëtaren Bleona Qerreti.

Duke e quajtur me ironi “Madonna Shqiptare”, Kokalari e portretizon Qerretin si një figurë që nuk njihet për talentin e saj muzikor, por më shumë për lidhjet e saj me zyrtarë të lartë dhe për një jetë të mbushur me skandale.

Një nga elementet më të rëndësishme të shkrimit të Kokalarit është akuzimi i saj lidhur me marrëdhëniet mes Bleona Qerretit dhe diplomatit të njohur amerikan, Richard Grenell.

Kokalari ngre pyetjen se çfarë e lidh një figurë të kalibrit të Grenellit me një personazh që, sipas saj, është kaq i dyshimtë dhe i papastër.

Kjo çështje bëhet edhe më problematike në kontekstin e aktivitetit të Grenellit në Shqipëri, ku ai ka takuar biznesmenë të fuqishëm përmes lidhjeve të Qerretit.

Deklarata e plotë:

Po të futesh në internet fjalët ‘Bleona nude pics’ skandalizohesh përtej çdo norme.

Deri përpara disa vitesh, punonte si këngëtare/kërcimtare në KABAREN e hotelit Faena ne Miami. Dhe sërish, personalisht nuk e kam degjuar kurrë të kendojë ‘live’ dhe me sa kam kuptuar nuk këndon dot sepse stonon fatalisht.

Vet-prezantohet si ‘diva’ dhe Madonna shqiptare, por e tillë nuk konkludon.

Ndërkohë që hap thashetheme të turpshme për të tjerë, si psh që Alketa Vejsiu dhe Edi Rama kanë kohë që janë bashkë dhe se Edi Rama desh la gruan të martohej me të, apo se Xhensila (një këngëtare) paska qenë e dashura e një ish-Presidenti shqiptar, gjithashtu pranon që ka fjetur vetë me ish presidenta dhe ish ministra të Shqiperisë dhe të Kosovës.

Herë-herë, ka marrë pjesë si këngëtare e rëndomte në festimet e ditëlindjeve të disa sheikëve në Lindjen e Mesme, por dhe oligarkë super të korruptuar si dhëndri i ish presidentit te Kazakhstanit me të cilin ka pasur dhe një lidhje kur ky ishte i martuar me vajzën e Nazarbayev, e me vonë i la peshqesh të vellain t’ja mbante me punë.

Një herë, mbasi më kërkoi të shkoja tek një program që bente tek Klani, me terhoqi zvarrë që ti hynte ne studio Fejvziut gjysmë lakuriq. Imagjinoni të flirtosh me Blendi Fejvziun!!! Ajo ishte hera e fundit që e lashë veten të ekspozohesha me të në publik.

Cdo rol si figurante nëpër filma e prezanton si arritje të sukseshme kinematografike. Ndërkohë nuk kupton që dhe dhjetë minuta rol të kesh, nuk të bën as artiste, as të famshme, për më tepër kur bëhet fjalë për filma të dorës së tretë. Nderkaq, ka mbi dhjete vjet qe j’u thotë të gjitheve se po bën album…por album s’ka. Kjo e fundit normalisht duhet të ishte karriera e saj si këngëtare, por këngëtare nuk është.

Si përfundim, ngado që ta shohësh, të konkludon si një figurë aspak e pastër, me të ardhura të dyshimta, me njohje që ngrejnë shumë pikëpyetje.

I kam shkruar këto me lart se një pyetje kam që si gjej dot akoma përgjigje:

Cfarë e lidh Richard Grenell me një figure kaq të dyshimtë dhe ordinere, dhe pse është Grenell në Tiranë duke takuar bisnesmen të korruptuar nëpërmjet kësaj?

Si mund të shkosh nga një personazh i nje fushate presidenciale dhe kandidat potencial për Sekretar Shteti, në një rutinë ku prezantohesh me bisnesmen e oligarkë të korruptuar nëpërmjet një individi që fare mirë mund të ishte një ‘Call Girl’?

Do ja kisha bere pyetjen vet Grenellit, por e di qe s’do ti marre seriozisht keto qe po them me lart, sepse ne rradhe te pare, nuk do t’i besonte si te verteta – por publiku shqiptar e njeh mire kete personazh dhe e di kredibilitetin tim. Fakti eshte qe keto qe shkruaj jane te bazuar ne cdo gje qe ajo me ka thene vet. Personalisht kam pasur shume dyshime per te, por dhe nje terheqje qe ne fillim, sepse agresiviteti i saj per te rregulluar reputacionin dhe pozicionin e saj social duke shfrytezuar individ si une dhe njohjet e mia, e kthenin ne nje monster te cuditshme dhe te frikshme. Kete eksperience e kane patur dhe shqiptare te tjere te diaspores, madje, nje mik i vjeter me kishte thene t’i rrija larg. 

Fakti mbetet qe kjo bashke me nje Eduart Dedaj, i dhane nje dekorate Grenellit, ne emer te….vetes se tyre!!

Ndërkohë që dekorata nuk kishte asnjë kuptim apo vlere, Grenelli po e keqkutonte sikur ishte diaspora shqiptare qe po ja jepte, dhe u mundova t’ja shpjegoja që këta s’jane diaspore, por një organizate që po mundohet te bej para duke sjellur disa këngëtare nga Tirana. 

Gjithsesi, Andi Bushati ka qenë i vetmi që ka komentuar këtë dekoratë dhe i ka rënë kokes. Ajo që duhet ta kisha thenë në atë kohë, ishte se jam munduar ta evitoj këtë dekorate, pikërisht për arsyet që Andi Bushati shpjegoj në videon e tij.

 Madje, me shume delikatese i kam thënë Eduart Dedajt (qe nuk e njihja hic por mendoja sidomos si i veriut do e kuptoj cfare i them për Kosovën), që Grenell ndihmon shumë Serbët dhe ka sulmuar pa fund shqiptarët e Kosovës, dhe nuk mund ti japim asnjë dekoratë ne si Shqiptarë.

Eduart ‘patrioti’ nëpërmjet kabaretistes, të cilës i duhej Grenell në krahë për ti ngritur reputacionin, shkuan dhe i thanë Grenellit qe “Evi thote ti punon per Serbet”. Jo se nuk ja kam then troc shumë herë, por kur të vjen nga dikush që pretendon se flet në emër të diasporës, të duken gjërat ndryshe.

Nejse, si një Republikane qe jam akoma e mpleksur me fushatën e Trump, dhe për më tepër si delegate e shtetit te Neë Yorkut, që do të thotë – kam të drejtën e votes ditën e zgjedhjeve, e kam të pamundur mos ngrej pikëpyetje mbi mpleksjen e Richard Grenell me një figure kaq të errët sa kjo ‘artistja’ e Hollyëoodit.

Sa për Serbinë, kjo tashmë është vertetur qe Grenell varej nga Vucic per miratimin e dy ndertesave qe Jared & Ivanka moren ne Beograd. Cmimi i kullave dhe tokes që morren ështe diku tek $150 millionshi, keshtu qe qartazi, Grenell do behej urë për Vucicin.

Fatkeqësia mbetet për ne qe e kemi mbrojtur pa fund dhe me naivitet nuk e mendonim kurrë që individ prane Trumpit do ishin kaq te korruptuar.

Nese dikush ka nje pergjigje per lidhjet e Grenellit me bisnesmenet e kesaj goces, ju lutem me thoni. Është një përgjigje që e kam të nevojshme për t’ja u shpjeguar këtyre të fushatës se cfarë po ndodh në Shqipëri me aferet e këtyre.

Si përfundim, me lejoni t’ju them një gjë: Richard Grenell është pa frikë Charles McGonigal ne steroids. Ndërsa Jared & Ivanka, janë Hunter Biden në steroids. Ne fakt, korrupsioni i Hunter nuk krahasohet fare me këta të anës sonë. Këta kalojnë çdo cak dhe Hunter Biden është amator përpara këtyre.