Paradoksi në një regjim dikatorial si Koreja e Veriut bën që skenat tragjike të duken qesharake në sytë e botës.
Vendi më i varfër i botës po përballet me një krizë jo vetëm ekonomike, por jetese, ndërkohë qytetarët janë më shumë të shqetësuar për dobësimin e liderit të tyre, Kim Jong-Un.
Diktatori ka humbur shumë kilogramë në muajt e fundit duke krijuar spekulime se mund të vuajë nga probleme shëndetësore.
“Pamja e gjeneralit (Kim Jong Un) që duket i dobësuar thyen shumë zemrat e njerëzve” tha një qytetar në një intervistë për televizionin shtetëror.
“Të gjithë po qajnë” shtoi ai. Media ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës dhe ekspertët po monitorojnë nga afër shëndetin e tij.





