Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjecare shqiptare.

Arrestimi i shqiptares u bë mëngjesin e djeshëm nga efektivët e Policisë së Repartit I të Rojës Kufitare Delvinaki në Greqi.

Mësohet se ajo është pikasur më datë 20 gusht në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti I Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim depërtimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar. Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal një Anëtaresh e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën. E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.