Jonas Deichmann njihet si një sportist ekstrem gjerman që vrapon, noton dhe bën çiklizëm, mban disa rekorde në disiplinat ekstreme të triatlonit, dhe tani ai zotëron një tjetër.37-vjeçari përfundoi triatlonin e tij të 106-të të ‘Ironman’ në po kaq ditë dje (e premte) në Roth të Bavarisë.“Shkëlqyeshëm, vendosa një rekord të ri botëror. Kjo është jeta ime. Nuk pata kohë për asgjë tjetër për tetë, nëntë muaj. Është kaq ‘cool’ sa e arrita”, ka thënë Deichmann pas rekordit.Ai e nisi misionin më 9 maj dhe duhet ta përfundojë më 5 shtator, pasi qëllimi i tij është të përfundoj 120 ‘Ironmans’ radhazi.

Si për kujtesë, ‘Ironman’ është një disiplinë e triatlonit që përfshin 3.8 kilometra not, 180 kilometra çiklizëm dhe 42 kilometra vrapim.Deichmann, nëse ia del mbanë, do të notojë 456 kilometra, do të kalojë 21,600 kilometra me biçikletë dhe do të vrapojë 5040 kilometra për 120 ditë.Nga rruga, ai ka shumë bëma të jashtëzakonshme pas tij, dhe është veçanërisht mbresëlënëse që ai hipi një biçikletë nga Portugalia në Vladivostok, nga Alaska në jug të Argjentinës dhe nga Norvegjia në Cape Town.