Mbërrin pranë ambienteve të Kurum grupi i punës i ngritur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës i cili do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e Kurum janë larguar nga puna.

Përmes një deklarate një ditë më parë, Kurum bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3-mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.