Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë vendi pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Intervalet e gjata me diell më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin. Pasditja sjell zhvillime të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në gjysmën Lindore të Shqipërisë dhe pjesërisht në ultësirën Perëndimore. Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore, ku dhe priten rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.