Të gjithë infermierët, mamitë, imazheristët apo laborantët nuk mund të punësohet në institucionet shëndetësore publike nëse nuk futet në listë pritje.
Ata duhet të regjistrohen në portalin Infermierë për Shqipërinë.al. Portali është hapur më datë 22 gusht dhe mbyllet më 5 shtator.
Në portalin Infermierë për Shqipërinë do të publikohen edhe datat e testimit të informatizuar për të gjithë ata që do të futen në listë pritje për t’u punësuar nëpër qendra shëndetësore, poliklinika apo laboratorë mjekësore publike.