Dikur ishin dashur shumë, por siç ndodh shpesh herë, janë dashuritë e mëdha që rezervojnë edhe finale dramatike.Pjesë e tyre është bërë edhe Kylian Mbape.“Divorci” i sulmuesit francez me “gjigantët” e PSG nuk ishte aspak i lehtë, megjithatë pavarësisht se letrat janë firmosur, kjo histori nuk është mbyllur ende, madje gjërat mund të bëhen më keq, sidomos pas vendimin të fundit të Mbappe.“Ylli” i Real Madrid ka urdhëruar avokatët e tij që të denoncojnë klubin parizien në Federatën Franceze të futbollit dhe UEFA me pretendimin se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet financiare, me prestigjiozen franceze, “Le Monde” që ka zbuluar lëvizjen e Mbappe, ashtu edhe shifrën që ai kërkon nga ish-skuadra e tij.

Bëhet fjalë për 55 milion euro, të cilat janë pjesë e përplasjeve të mëdha të hershme mes palëve dhe që lidhjen me bonuset shpërblyese për futbollistin.Denoncimi në federatën franceze dhe UEFA është vetëm hapi i parë, ndërsa Mbappe dhe Paris Saint-Germain me shumë mundësi do të përballen në gjykatë e po ashtu, ky vendim i sulmuesit mund të sjellë pasoja për klubin parizien, që rrezikon pezullimin e merkatos dhe në rastin më të keq edhe përjashtimin nga Kupat e Evropës.