Ndeshja Ukrainë-Shqipëri duhej të niste në orën 20:45, por nisi 7 minuta më vonë. Siç duket shkak janë bërë çorapet e një prej futbollistëve të Ukrainës. 

Sulmuesit Yaremchuk iu kërkua nga arbitri që të ndërrojë çorapet. E kështu futbollisti u detyrua të shkojë në pankinë t’i ndërrojë ato. 

Futbollistët e tjerë u detyruan të prisnin numrin 9 të Ukrainës e pasi ai veshi çorapet e duhura, sfida nisi.