Fëmijët të cilët janë të ndjeshëm ndaj diabetit të tipit 1 dhe konsumojnë banane, tërshërë dhe kos kanë më shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje, ndërsa konsumimi i luleshtrydheve dhe boronicave ul rrezikun.
Sipas një studimi edhe gruri doli si një faktor rreziku për formën autoimune të diabetit, ndërsa perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra kanë një efekt mbrojtës.
Profesori që qëndron pas gjetjeve tha se fakti që disa fruta përmbajnë gjurmë pesticidesh mund të shpjegojë pse disa prej tyre rritin, por të tjerët e zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 1.
Suvi Virtanen dhe kolegët në Institutin Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien analizuan dietën e 5674 fëmijëve finlandezë që ishin gjenetikisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes, duke i ndjekur ata që nga lindja deri në moshën gjashtë vjeç.
94 nga fëmijët kishin zhvilluar diabetin e tipit 1 deri në atë moshë dhe 206 të tjerë kishin zhvilluar autoimunitet të sëmundjes, që do të thotë se ata ishin në rrezik shumë më të lartë për ta marrë atë.
Hulumtuesit analizuan 34 grupe të ndryshme ushqimore dhe zbuluan se sa më shumë fruta të tilla si bananet, tërshëra ose thekra hanë fëmijët, aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Ky zbulim mund t’i hutojë prindërit sepse, shtoi Virtanen, “shumë nga ushqimet që ne zbuluam se lidhen me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 1 dhe procesit të sëmundjes konsiderohen pjesë e një diete të shëndetshme”.
Megjithatë, në të kundërt, duke ngrënë luleshtrydhe, boronica, mjedra, rrush pa fara të zeza dhe manaferra të tjera, dukej se mbronin fëmijët nga kjo gjendje. Sa më shumë që hanë, aq më i ulët është rreziku.
Manaferrat janë veçanërisht të pasura me polifenole, komponime bimore të cilat mund të zbusin inflamacionin që lidhet me zhvillimin e diabetit të tipit 1.
Diabeti i tipit 1 mendohet se zhvillohet për shkak të një kombinimi të gjenetikës dhe faktorëve të tjerë që ende nuk janë kuptuar plotësisht.
Gjithashtu gjetjet nga Holanda shtojnë dëshminë se njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë shpesh kanë shëndet më të keq dhe rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje, si kanceri, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës, sesa ata që nuk e bëjnë këtë.