Ditën e sotme datë 11 shtator 2024, lideri i opozitës, Sali Berisha thirret për herë të dytë nga drejtësia, e cila e mban në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Opozita dhe qytetarë janë mobilizuar për të mbështetur liderin e tyre ashtu siç bëjnë prej më shumë se 8 muajsh te ‘Rruga e Shpresës’, duke kundërshtuar arrestin politik të tij.

Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm në orën 12:00 përpara SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me drejtësinë politike, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama.