Gazetari Osman Stafa ka publikuar ditën e sotme një pjesë tjetër të bisedave në grupin e mjekëve të spitalin Onkologjik të QSUNT-së, ku konfirmohet mungesa e barnave për të sëmurët me sëmundje tumoriale.

Në biseda del mungesa e kimiove në Onkologjik, si dhe mungesa e dy ilaçeve, ku iu kërkohet mjekëve që të mos ua rekomandojnë pacientëve.

Postimi i plotë i gazetarit Osman Stafa:

PJESA 3 / ONKOLOGJIKU SPITALI I VDEKJES
SOT PO ZBARDH BISEDA TE REJA MES MJEKEVE, QE FLASIN PER MUNGESAT E KIMIOVE NE ONKOLOGJIK.

E POHUAR NGA MJEKET NE CHAT-GRUPIN E TYRE TE PUNES! S’KA MEDIKAMENTE PER 2 MUAJ. QE DO TE THOTE S’KA TRAJTIM PER PACIENTET PER 2 MUAJ. PO ASHTU PER 2 MEDIKAMENTET QE MUNGOJNE, MJEKU B.K (MJEK ONKOLOG DHE PERGJEGJES NJESIE) THOTE SE PER RASTET E REJA PER KANCER KY MEDIKAMENT NUK DO TE REKOMANDOHET. KJO ESHTE CMENDURI! MJEKET ONKOLOGE, NUK DUHET TA PRANONIN KETE REALITET. ESHTE VRASJE!
—————————————————
[24.5.23, 9:57:03 AM] AR(kryeinfermier): Erlotinibi eshte mungese dhe nuk do ket deri nga korriku besoj me ca me kan thene! Mos me coni mua familjare dhe paciente.

[25.5.23, 9:20:37 AM] AR(kryeinfermier): Miremengjes! *Cetuximabi* eshte mungese dhe as nk pritet qe te vije per momentin.
[30.5.23, 1:22:29 PM] AP(mjek onkolog): A ka cetuximab
[30.5.23, 1:22:46 PM] AR(kryeinfermier): Jo

[30.5.23, 1:23:21 PM] AP(mjek onkolog): A do vije?
[30.5.23, 1:23:49 PM] AR(kryeinfermier): Nuk pritet per momentin
[1.6.23, 8:27:10 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): mmgj. Duken u nisur nga mbledhja e djeshme nendrejtorine Qsut per problemet e mungeses se ilaceve sot deri ne oren 13 duhet qe secili te me sjelle nje informacion per barnat Cetuximab ,Erlotinib ,Gemcitabine,Bevacizumab .Kërkohet nr i pacienteve ,. mosha , ecuria e trajtimit .arsyet e fillimit të trajtimit .
Ceshtja 2 .

cetuximab dhe erlotinib nuk do të kemi per 2 muajt ne vazhdim ,qe do te thote se edhe raste te reja nuk do te rekomandohen . Futjuni punes se na zuri dreka .
[1.6.23, 8:31:10 AM] AP(mjek onkolog): Me ca do merremi sot? Kopshtari?