Futbollisti francez Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në mesin e futbollistëve që luajnë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”. Sipas hulumtimit të ekipit KPMG Football Benchmark, totali i 10 futbollistëve më të shtrenjtë në EURO 2020 është 1 miliard e 189 milionë euro.

Futbollisti 22-vjeçar francez Mbappe me 189 milionë euro renditet i pari, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë lojtarët anglezë Harry Kane (127 milionë euro) dhe Marcus Rashford (121 milionë euro).

Në listë nga Anglia gjenden 4 futbollistë, nga Belgjika 2, ndërsa nga Franca, Holanda, Gjermania dhe Portugalia nga një futbollist.

“10 futbollistët më të shtrenjtë në EURO 2020”:

       Futbollistët                         Vlerë (euro)

Kylian Mbappe (Francë)             189 milionë

Harry Kane (Angli)                     127 milionë

Marcus Rashford (Angli)            121 milionë

Raheem Sterling (Angli)             115 milionë

Kevin de Bruyne (Belgjikë)        115 milionë

Bruno Fernandes (Portugali)       114 milionë

Jadon Sancho (Angli)                  110 milionë

Romelu Lukaku (Belgjikë)          105 milionë

Frenkie de Jong (Holandë)          100 milionë

Joshua Kimmich (Gjermani)         93 milionë