Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Komisionin e Venecias.
Pas abstenimit të shumicës së grupit të PS, ai theksoi se vendimi për ta dërguar në Komisionin e Venecias ishte i duhuri, pasi opinioni do të vlejë për të gjitha vendimet e Kushtetueses që do të kalojnë në seancë.
Peleshi: Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë. Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.
Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë.