Krimet dhe korrupsioni i kryer nga ish kryeministri Sali Berisha, ka një kosto të madhe për opozitën, sipas analistit Frrok Çupi.

Në një intervistë për një emision televiziv, Çupi u shpreh se Partia Demokratike po merr goditjen përfundimtare.

”Kostoja që po merr opozita është shumë e lartë. Rrënohet përfundimisht një parti që u bë mbështetje e shpresave të shqiptarëve, por edhe aleatëve.

Merr goditjen përfundimtare ideja se në vitin 1990 u bë një gjë e mirë këtu. Për arsye të një njeriu.

Berisha ka dhënë sinjale, për PD, pyeta Lirinë, ta bëjmë apo mos ta bëjmë? Donte ta tundte pulsin nëse do e pranonte publiku se e ka themeluar partinë.

Fati i saj do jetë si ai bossi i ndërmarrjes që zbulohet dhe bie në burg. Ky është fati i kësaj ndërmarrjeje. Ministrat e tij janë të inkriminuar, por janë njerëz me interesa kriminale dhe mafioze, e mbajnë atë grupim të Berishës, në mbrojtje kundër ligjit.

Kemi të bëjmë me një faj shumë të madh, është ndërmarrje politike kundër perëndimit dhe kundër ligjit”, theksoi ai.