Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha në një emision televiziv se të gjitha paratë e saj i ka të deklaruara rregullisht në ILDKP.
Ajo tregoi se paratë më të cilat ka blerë disa apartamente që përmenden edhe në dosjen e SPAK janë nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshorti gjatë periudhës kur punonte për UNMIK në Kosovë.
Malltezi tregoi se ka punuar për 6 vjet pranë UMNIK bashkë me të shoqin dhe paga e saj ishte 91 mijë dollarë vetëm vitin e parë.
“Kam mandatpagesa, të ardhurat kanë qenë nga rroga jonë në UNMIK dhe këto mandat pagesa janë të gjitha në dosjen e SPAK. Kam punuar 6 vjet në UNMIK, në vitin e parë të ardhurat e mia kanë qenë 91 mijë dollarë, neto. E kam sot e kësaj dite çdo kontratë dhe vërtetim page, Abi pak më të ulët, por në këto marzhe. Të gjitha këto mandatpagesa i kam në ILDKP ndaj edhe i ka SPAK”, tha Malltezi.