Ky është 29-vjeçari Klodian Ceka nga fshati Shëlli i Njësisë Administrative Macukull në Mat. Prej dy vitesh ai po përballet me një sëmundje të rrallë të quajtur Limfa. Klodiani është kuruar përgjatë kësaj periudhe në spitalet e Tiranës, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme, pasi ai duhet të bëjë transfuzion gjithë gjakut, e këtë mund ta bëjë vetëm në spitale të specializuara siç janë ato në Turqi. Shuma që i duhet për këtë është e papërballueshme për familjen e tij, ndaj ai ju bën apel gjithë shqiptarëve të kontribuojnë e të sigurojnë shumën e nevojshme për të shkuar në Turqi.
Prindërit e Klodianit, Hysen e Dylbere Ceka, me lot në sy thonë se ata nuk munden ta sigurojnë dot shumën prej 40 mijë eurosh. Për dy vite kurimi i tij në spitalet e vendit tonë ju ka kushtuar plot 21 mijë euro të cilat i kanë marrë borxh, ndërsa tashmë janë dorëzuar për para edhe pse fëmija për ta është drita e syve.
Kusheriri i Klodianit, Artan Ceka thotë se atë e kanë çuar në Turqi dhe spitali turk është njohur me të gjitha analizat, ndërsa ndërhyrja që i duhet për transfuzionin e gjakut kushton plot 40 mijë euro, shumë e cila është e pamundur të sigurohet prej tyre.
Shpresa e vetme për ta kryer këtë ndërhyrje të nevojshme për Klodian Cekën, mbetet humanizmi i shqiptarëve dhe kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë.
Llogaritë ku mund ta ndihmoni
https://www.gofundme.com/f/share-please-help-mesurvive-i-am-29-years-old?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer