Këngëtarja e njohur greke, Marinella është në luftë për jetën prej mbrëmjes së djeshme, pasi u rrëzua në skenën e Herodeionit, teksa performonte.

Raportohet se ajo ka pësuar hemorragji celebrale në tru dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Sipas protothema.gr, mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Artistja 86-vjeçare u rrëzua mbrëmë në skenën e Herodionit, teksa po këndonte.

Sipas informacioneve të protothema.gr, këngëtarja greke ishte e vetëdijshme në dhomat e zhveshjes, ndërsa ndihmën e parë ia ka dhënë mjeku i saj personal.

Raportohet se gjatë qëndrimit në dhomat e zhveshjes, pasi u rrëzua në skenë, ka komunikuar me personat e pranishëm. Megjithatë, ajo qëndroi në prapaskenë për rreth një orë para se të merrej nga ambulanca në orën 22:20.

Pasi u dërgua në spital u mësuar se kishte hemorragji në tru dhe raportohet se ka pasur dhimbje koke shumë të fortë para koncertit.

“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) u dërgua me urgjencë në Spitalin në orën 22:30 pasi i ra të fikët. U konstatua se ajo pësoi një goditje të rëndë në tru (gjakderdhje) dhe u transferua në ICU ku qëndron e shtruar në spital”, informoi mjeku Ilias K. Politakis.

Në momentin kur këngëtares i ra të fikët të pranishme në koncert ishin vajza e saj, Georgina Serpieri dhe mbesa, Melina Daskalopoulou.

22

Ato pozuan të buzëqeshura për fotografët, pak para nisjes së koncertit. Megjithatë, askush nuk e priti surprizën e pakëndshme që pasoi. Këngëtarja teksa performonte këngën e tretë u rrëzua.

Vajza dhe mbesa e këngëtares 86-vjeçare vrapuan në skenë të tronditura.