Reperi Sean “Diddy” Combs është përfshirë në një konflikt me një të burgosur tjetër në burgun federal të New Jersey-t, çka ka bërë që ai të transferohet në izolim.
Sipas TMZ, Diddy pati një përplasje ballë për ballë me një bashkëvuajtës gjatë kësaj jave, pasi ky i fundit e kishte fyer.
Pas incidentit, Combs u dërgua menjëherë në qelinë e izolimit, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ai vijon të qëndrojë aty. Megjithatë, ai mund të përballet me pasoja më afatgjata nëse autoritetet e burgut përcaktojnë se ka pasur përgjegjësi për përplasjen.
Diddy aktualisht po vuan një dënim prej më shumë se 4 vitesh burg për dy akuza që lidhen me prostitucionin dhe pritet të lirohet në shkurt të vitit 2028.
Data e lirimit varet nga respektimi i rregullave dhe sjellja e mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Nëse autoritetet arrijnë në përfundimin se ai ka qenë përgjegjës për incidentin, qëndrimi i tij në burg mund të zgjatet.





