Raportet mes Xheneta Fetahut dhe Loredana Bratit duket se kanë marrë fund për shkak të një historie të lidhur me Gjestin.
Ish-banorja e Big Brother VIP ka treguar në një intervistë për emisionin “Prive me Liberta Spahiun” se miqësia me Loredanën është tashmë një kapitull i mbyllur.
E pyetur nëse marrëdhënia me Loredanën ka përfunduar, Xheneta u përgjigj:
“Me Loredanën kapitull i mbyllur”.
Ajo deklaroi se tema ishte hapur nga vetë Loredana dhe se nuk dëshironte të shpikte apo të krijonte histori, duke pretenduar se kishte parë mesazhe që lidhen me Gjestin.
“Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. Është një gjë që më ka treguar vetë, më ka treguar mesazhet, personat e afërt i kanë parë ato mesazhe”, u shpreh Xheneta.





