Tirana gjeti më në fund fitoren e parë në kampionat. Trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas fitores 2-1 ndaj Skënderbeut.
“Dominuam edhe në pjesën e parë. Penalltia ishte një gabim individual i lojtarit tonë. Më vjen mirë edhe për ndërrimet dhe që ja dolëm të përmbysnin rezultatin.
E shënuam shumë shpejt golin e barazimit dhe na rregulloi anën psikologjike. Lojtarët e kuptuan që kjo ishte ndeshje ku duhej të bënim diçka më tepër.
Ne e dinim që të dy lojtarët e krahut të Skënderbeut do na vinin në vështirësi duke ditur shpejtësinë. U munduam të përshtateshim.
Pashë Prengën që në ato situata bëri mjaft mirë, ashtu si në stërvitje. Me armën e tij më të fortë ia doli që të shënonte.
I është dhënë shansi Gjumit dhe sot vendosa që të ishte ai në vend të Isuf”, tha Shkëmbi.